U arratiset policëve duke vozitur motoçikletën nëpërmes qendrës tregtare (Video)

Policia në Kanadanë perëndimore ka lëshuar një video dramatike të një motoçiklisti i cili në përpjekje për t'i shpëtuar kapjes nga policia kishte kaluar nëpërmes një qendre tregtare.

Bota

14/03/2015 16:49

Sipas Skynews, oficerët dhe sigurimi e ndoqën atë poshtë shkallëve lëvizëse dhe në qytetin Surrey pranë Vancouverit në British Columbia, por nuk ishin në gjendje për ta ndaluar, transmeton lajmi.net.

Blerësit shpëtuan për një fije floku që të aksidentoheshin me të derisa po hynin në dyert e qendrës tregtare.

Ai u arratis mbi një urë për këmbësorë dhe u pa tek kalonte një një rrugë që shkon drejt një qyteti fqinj. (lajmi.net)

YouTube player