U akuzua se ka të dashur jashtë emisionit, edhe një tjetër konkurrente largohet nga Për’puthen

Pas Ritvanës edhe një konkurrente tjetër ka vendosë të largohet nga Për'puthen".

ShowBiz

05/12/2021 19:14

Është Antonia Gjoka konkurrentja e radhës ajo e cila vendosi ti jepte fund eksperiencës së saj në emisionin e njohur të dashurisë, shkruan lajmi.net.

Ky vendim i saj nuk erdhi pa arsye. Mes akuzave të shumta se ajo ka të dashur jashtë programit ajo nuk duroi dhe tha se po largohet për shkak të presionit të tepërt nga televizioni.

Kujtojmë se ishte Meliku ai i cili vazhdimisht e akuzonte se ka të dashur, por që fillimisht ajo nuk e pranoi.

Por mbrëmë ajo vendosi të ballafaqohej me akuzat dhe ta bënte të ditur largimin e saj./Lajmi.net/