Twitteri me një përditësim inovativ, do t’iu pëlqejë të gjithëve

Twitter po shton edhe më shumë opsione për 'night mode', në një përpjekje për të siguruar akses më të mirë për përdoruesit e iOS.

Auto & Tek

28/03/2019 18:59

Modaliteti i errët u prezantua fillimisht në platformën e mediave sociale në 2016 dhe tani do të jetë në dispozicion në tri variacione të ndryshme: ‘Dim’, pa drita dhe errësirë automatike.

Tani për tani vetëm përdoruesit e iOS-it do të kenë qasje në funksionalitetin e ri.

“Dhënia e më shumë opsioneve për të personalizuar përvojën e tyre në Twitter bazuar në atë që i bën ata më të rehatshëm është ajo që përditësimi më i fundit për Dark Mode tenton të bëjë”, tha Bryan Haggerty, një menaxher i lartë në Twitter. /Lajmi.net/