‘Twitter’ ridizajnon pamjen për PC, sjellë ndryshime radikale

Twitter po shtjellon një ridizajnim të ndërfaqes së saj të desktopit që do të korrigjojë veçoritë e tij më të rëndësishme të navigimit dhe do të promovojë disa të reja.

Auto & Tek

18/07/2019 09:44

Sipas rrjetit social, gjatë ditëve të ardhshme platforma do të ketë karakteristika të rëndësishme në shiritin e navigimit si butoni për t’u kthyer në kryefaqe, njoftimet, mesazhet dhe më shumë, në anën e majtë të faqes, transmeton lajmi.net.

“Sot është një hap i madh, ndërsa vazhdojmë në ndërtimin e Twitter për t’i shërbyer mirë njerëzve që e përdorin atë çdo ditë”, tha kompania në një postim në blogun e tyre.

Ndërsa shumica e këtyre veçorive do të mbeten të pandryshuara përveç vendndodhjes së tyre në shirit, mesazhet e dërguara nëpërmjet PC-së tani do të përditësohen për të shfaqur biseda dhe për të dërguar mesazhe në një dritare.

Platforma gjithashtu ka shtuar më shumë funksionalitet në ndërfaqen e saj në desktop, duke sjellë veçori të tilla si eksplorimi se cilat grumbullojnë përmbajtje, si video live ose lokale, si dhe cicërimat në trend. /Lajmi.net/