Twitter kujdeset edhe për grupet fetare, ja si do t’i mbrojë ato

Përditësimi i fundit i rrjetit social 'Twitter' do të penalizojë përdoruesit që bëjnë postime dehumanizuese kundrejt grupeve religjioze.

Auto & Tek

15/07/2019 18:56

Kjo iniciativë vjen menjëherë pasi rrjeti social kërkoi sugjerime në zgjerimin e politikave kundër gjuhës së urrejtjes, transmeton lajmi.net.

Twitter tani ndalon gjuhën e urrejtjes që targeton grupet fetare, një ndalim që thotë se mund të shtrihet në kategori të tjera si raca dhe gjinia.

Rrjeti social  tashmë ndalon gjuhën e urrejtjes që drejtohet tek adhuruesit individualë. Ajo gjithashtu ndalon fjalimin e urrejtjes në baza racore, gjinie dhe kategorive të tjera.

Twitter, së bashku me YouTube dhe Facebook, kanë qenë të akuzuara për përhapjen e ngacmimeve dhe urrejtjes në shërbimin e tyre.

Kompania thotë se mund të ndalojë gjithashtu gjuhën e ngjashme të përdorur, që targeton grupe të tjera të tilla si ato të përcaktuara nga gjinia, raca dhe orientimi seksual, por kjo nuk është përfunduar ende. /Lajmi.net/