Turqia sërish mbetet jashtë Eurovizionit

Turqia edhe vitin tjetër nuk kthehet në Eurovizion. Me muaj të tërë fansat por edhe këngëtarët turq kanë pritur vendimin e TRT nëse do të mund të jenë pjesë e këtij festivali.

ShowBiz

04/11/2015 17:19

TRT – edhe sivjet, ka të njëjtat arsye sikurse vitin e kaluar, për ta lënë Turqinë jashtë gare: EBU nuk po i ndërron politikat e votimit, duke e larguar jurinë dhe duke e lënë komplet votimin në duart e shikuesve.

Turqia është larguar nga gara në vitin 2013-të për shkak të renditjes e cila ishte bërë nga producentët në vend që të tërhiqej shorti.

Turqia vitin 2010-të morri vendin e 2-të, ndërsa në vitin 2004 triumfoi me këngën “Everyway that I can” nga Sertab Erener./zëri