Turqia ndalon chatbot-in Grok të Elon Musk, pasi e ofendoi Erdoganin

Gjykata në Turqi ka bllokuar aksesin në chatbot-in Grok, të operuar nga xAI i Elon Musk, pasi ai gjeneroi reagime fyese ndaj Presidentit Rexhep Tajip Erdogan. Siç raporton Politico, lajmi vjen në një kohë kur Grok përballet me reagime të gjera për deklaratat naziste që ka prodhuar ditët e fundit. Chatbot-i ka ‘zemëruar’ gjithashtu qeverinë…

Bota

09/07/2025 16:52

Gjykata në Turqi ka bllokuar aksesin në chatbot-in Grok, të operuar nga xAI i Elon Musk, pasi ai gjeneroi reagime fyese ndaj Presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

Siç raporton Politico, lajmi vjen në një kohë kur Grok përballet me reagime të gjera për deklaratat naziste që ka prodhuar ditët e fundit.

Chatbot-i ka ‘zemëruar’ gjithashtu qeverinë në Varshavë me komente fyese që synojnë politikanët polakë, përfshirë kryeministrin Donald Tusk.

Zyra e Kryeprokurorit Publik në Ankara nisi një hetim ndaj Grok të mërkurën.