Turqia ka ndihmuar më shumë se SHBA-të, Gjermania dhe Japonia

Turqia ka dhënë më shumë ndihma në vitin 2013 sesa shtetet e zhvilluara si janë SHBA-të, Gjermania dhe Japonia, kumtoi Komiteti për ndihmë të zhvillimit të Organizatës për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik.

Bota

23/04/2014 00:49

Në vitin 2013 Turqia ka dhënë ndihma në vlerë prej 3.3 miliardë dollarë për zhvillim, që paraqet afërsisht 0.5 për qind nga të ardhurat nacionale të vendit, transmeton Zhurnali.

Sipas të dhënave të Ministrisë turke të Ekonomisë në vitin 2012, Turqia ka dërguar ndihma humanitare në vlerë prej 4 milionë dollarëve për Sirinë, ndërsa në vitin 2013 ndihma ka qenë 124 milionë dollarë. Vitin e kaluar ndihma e përgjithshme për vendet në zhvillim ka arritur në 134.8 miliardë dollarë.