Turistja i befason të gjithë, zhvishet tërësisht dhe hidhet nga ura
Një video tregon momentin kur një turiste zhvishet lakuriq dhe kërcen nga një urë në Portugali.
Fun
Turistja, e cila besohet të jetë nga Brazili, u filmua duke bërë kërcimin e frikshëm në Urën e Dom Luisit I në Porto, transmeton lajmi.net.
Pamjet tregojnë gruan, për të cilën besohet të ketë qenë e pirë, duke u zhveshur ndërsa balanconte trupin e saj në mbrojtëset anësore të urës, përpara se të hidhet në lumin Douro.
Së bashku me turisten, u bashkuan edhe dy burra të tjerë duke kërcyer të zhveshur në ujë.
Mediet lokale thanë se patrullat e policisë kontrolluan zonën pas incidentit, por nuk gjetën ndonjë nga personat e përfshirë në kërcim dhe asnjë arrestim nuk është bërë deri më tani. /Lajmi.net/