“Turbina”, teatri më i ri në Tiranë, emër që kujton realizmin socialist, Rama publikon fotot
Javët e ardhshme në Tiranë do të nisë ndërtimi i një tetari të ri. Ishte vetë kryeministri Rama ai që bëri publik lajmin duke publikuar edhe foto nga arena e re e artistëve.
ShowBiz
Nuk dihet se pse kjo arenë do të mbajë këtë emër që është përdorur rëndom në kohën e realizmit socialist, kujtojmë që ekipi i futbollit të Cërrikut mban po këtë emër të marrë nga koha e regjimit.
“”Turbina” është emri i përkohshëm i projektit të një teatri të ri, që do të nisë të ndërtohet javët e ardhshme në Tiranë, (në mjedisin e rrënuar të ish-Laboratorit të Hidrologjisë), në kuadrin e Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane.
Një hapësirë e re ultramoderne për artin e kulturën skenike, e cila do të mbushë më tej boshllëkun e tmerrshëm që krijuan vitet e gjata të rrënimit të vazhdueshëm të infrastrukturës kulturore e të jetës artistike, Rilindje, Shqipëria e Gjeneratës Tjetër”, shkruan Rama.








