Turan – Kosova, duket e pabesueshme por është e vërtetë
Arda Turan është më i shtrenjtë sesa i gjithë ekipi kosovar
Sport
Kosova sonte luan si mysafire e Turqisë në Antalya, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Rusia 2018”. Turqit konsiderohen favoritë absolutë për ta fituar ndeshjen shkaku i disa faktorëve, shkruan “Zëri”.
Por, mbi të gjitha është cilësia ajo që e fakton Turqinë si favorite absolute. Vlera e futbollistëve turq është rreth tetë herë më e madhe sesa e reprezentuesve kosovarë.
“Zëri.info” shkruan se vlera e ekipit të Fatih Terim është 167,85 milionë euro. Kurse, vlera e skuadrës së Albert Bunjakit është 22,40 milionë euro.
Me fjalë tjera, veç ylli turk i Barcelonës, Arda Turan, është më i shtrenjtë sesa i gjithë ekipi kosovar. Sipas faqes së specializuar të vlerës së lojtarëve, “Transfermakrt”, vlera e Turanit është 28 milionë euro.