Tuna Sejdiu me album të ri

Tuna Sejdiu ka befasuar fansat me albumin e saj të ri.

ShowBiz

01/03/2019 22:19

Këngëtarja shqiptare, Altuna Sejdiu apo siç njihet me emrin artistik Tuna vjen me album të ri, shkruan lajmi.net.

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi të publikuar me ndjekësit në llogarinë e saj, personale, Instagram.

“FORTUNA”, mban titullin albumi i ri i Tunës në të cilin janë shtatë projekte, në mesin e të cilëve edhe dy bashkëpunime.

“Shume gjate kom enderru me pas nje album si ky. Me ne fund ❤️ Mars 2019”, ka shkruar Altuna.

Nuk ka dyshim se nga kjo punë e gjatë e artistes shqiptare më në fund do të dalë diçka e bukur. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Buescn0HkwM/