Tuchel pozitiv me Covid-19

Thomas Tuchel ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Sport

05/02/2022 13:33

Trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel ka rezultuar pozitiv në koronavirus, para ndeshjes së Kupës FA, përcjell lajmi.net.

Gjermani do të jetë në vet-izolim dhe shpreson të rikuperohet për udhëtimin në Abu Dhabi vikendin tjetër.

Skuadra fluturon për Kupën e Botës për Klube, pas kësaj ndeshje ndaj Plymouth.

Mbetet të shihet nëse Tuchel do të rikuperohet në kohë. /Lajmi.net/