Muja për inspektimet në qumështoren “Vita”: Që nga 2023-ta është dhjetëfishuar importi i qumështit pluhur, dhe trefishuar përdorimi i vajit të palmës
Ministri i Bujqësisë në detyrë, Armend Muja, u pyet lidhur me inspektimet që u bënë javën e kaluar në qumështoren VITA. Mbi këtë temë, Muja në Pressing tha: “Që nga fundit i vitit 2023 në Kosovë është dhjetëfishuar importi i qumështit pluhur, pra tri vite të importit rekord të qumështit pluhur. E dyta, shoqatat na…
Lajme
Ministri i Bujqësisë në detyrë, Armend Muja, u pyet lidhur me inspektimet që u bënë javën e kaluar në qumështoren VITA.
Mbi këtë temë, Muja në Pressing tha:
“Që nga fundit i vitit 2023 në Kosovë është dhjetëfishuar importi i qumështit pluhur, pra tri vite të importit rekord të qumështit pluhur. E dyta, shoqatat na kanë referuar, përdorimi masiv i vajit të palmës që nga viti 2024 dhe 2025, është trefishuar nga vitet paraprake, tha ai.
Cila shoqatë ju ka alarmu, u pyet Muja.
“Shoqata e prodhuesve të qumështit”, tha Muja.