Tuchel për ndeshjen ndaj Real Madridit: Nuk ka gjasa për rikthim, por do të provojmë

Thomas Tuchel ka folur në lidhje me ndeshjen e dytë çerekfinale në kuadër të Ligës së Kampionëve, ndaj Real Madridit.

Sport

11/04/2022 11:45

Chelsea nesër do të luajë ndeshjen e dytë çerekfinale në kuadër të Ligës së Kampionëve, ndaj Real Madridit, ata do të kërkojnë rikthimin pasi u mposhtën 3:1, në ndeshjen e parë.

Në konferencën për shtyp të mbajtur sot, Tuchel tha se nuk kanë gjasa të rikthejnë rezultatin, por do ta provojnë.

“Nuk i kemi opsionet më të mira, duke pasur parasysh rezultatin e ndeshjes së parë.

Nuk ka gjasa të rikthejmë rezultatin, por ia vlen të provojmë”, tha gjermani, përcjell lajmi.net.

Ndeshja ndërmjet Real Madrid – Chelsea zhvillohet nesër (e martë), me fillim nga ora 21:00./Lajmi.net/