Tuchel do të shpërblehet me kontratë të re, gjermani tashmë po mendon për përforcimet e reja
Menaxheri i Chelseat, Thomas Tuchel do të firmos kontratë të re.
Sport
Thomas Tuchel është zgjuar si një njeri i lumtur në mëngjesin e sotëm pasi ai dje e fitoi Ligën e Kampionëve.
Mirëpo, sot ai ka marrë lajmin që klubi dëshiron t’ia zgjasë kontratën, njëherësh duke ia zgjatur akoma më shumë gëzimin vetvetes.
Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Tuchelit do t’i ofrohet një kontratë e re nga klubi dhe ai tashmë po mendon t’i identifikojë objektivat për t’i transferuar në verë, transmeton lajmi.net.
Ai do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2023 me mundësi zgjatje./Lajmi.net/
Thomas Tuchel will meet Chelsea board in the next days to sign a new contract, confirmed. Just a matter of time. He’s already planning for new signings together with the club. ? #CFC
The agreement will be completed until June 2023 + option for one more season. @jacobsteinberg
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 30, 2021