Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Do ta mbështesim vetëm një marrëveshje ku LDK-ja ndihet e përfaqësuar, ndryshe nuk ka votë
Pas më shumë se dy orësh bisedime me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaroi se partia e tij do të mbështesë vetëm një marrëveshje në të cilën ndihet e përfaqësuar. Duke folur për media pas takimit, Abdixhiku theksoi se një marrëveshje që nuk reflekton qëndrimet e LDK-së nuk do ta…
Lajme
Pas më shumë se dy orësh bisedime me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaroi se partia e tij do të mbështesë vetëm një marrëveshje në të cilën ndihet e përfaqësuar.
Duke folur për media pas takimit, Abdixhiku theksoi se një marrëveshje që nuk reflekton qëndrimet e LDK-së nuk do ta ketë mbështetjen e deputetëve të kësaj partie, raporton lajmi.net
“Një marrëveshje në të cilën LDK-ja nuk ndihet e përfaqësuar nuk do ta ketë asnjë votë të LDK-së, madje as votën time. Për një marrëveshje të mirë për Republikën e Kosovës dhe për shmangien e zgjedhjeve, LDK-ja flet si një tërësi unike,” tha Abdixhiku./Lajmi.net/