Alarm te Anglia para çerekfinales me Norvegjinë, virusi prek futbollistët
Alarm në kampin e Anglisë vetëm pak para çerekfinales së Kupës së Botës ndaj Norvegjisë. Mesfushori i Arsenalit dhe një nga lojtarët më të rëndësishëm të “Tre Luanëve”, Declan Rice, është detyruar të qëndrojë jashtë stërvitjeve për shkak të semundje. Sipas raportimeve, stafi teknik dhe ai mjekësor janë të shqetësuar se virusi mund të përhapet…
Sport
Alarm në kampin e Anglisë vetëm pak para çerekfinales së Kupës së Botës ndaj Norvegjisë.
Mesfushori i Arsenalit dhe një nga lojtarët më të rëndësishëm të “Tre Luanëve”, Declan Rice, është detyruar të qëndrojë jashtë stërvitjeve për shkak të semundje.
Sipas raportimeve, stafi teknik dhe ai mjekësor janë të shqetësuar se virusi mund të përhapet edhe te pjesa tjetër e skuadrës, duke krijuar një situatë të vështirë në prag të sfidës vendimtare.
Rice konsiderohet një nga shtyllat kryesore të Anglisë në mesfushë dhe mungesa e tij do të ishte një goditje e madhe për përfaqësuesen angleze. Shqetësimi është edhe më i madh duke pasur parasysh se skuadra ka tashmë opsione të kufizuara në repartin defensiv.
Ende nuk dihet nëse 26-vjeçari do të jetë në gjendje të rikuperohet në kohë për përballjen me Norvegjinë, ndërsa stafi mjekësor po monitoron nga afër gjendjen e tij dhe të pjesës tjetër të ekipit.