Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ende nuk kemi ndonjë të arritur, jam optimist për rrugën përpara – kemi diskutuar për Qeverinë e Presidentin
Kryeministri në detyrë dhe kryetari i VV-së Albin Kurti, ka deklaruar se takimi me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka përfunduar pa një marrëveshje konkrete, por ka theksuar se mbetet optimist për vazhdimin e dialogut. Pas takimit, Kurti tha se palët kanë diskutuar për mundësinë e formimit të Qeverisë së re, si dhe për çështjen…
Lajme
Kryeministri në detyrë dhe kryetari i VV-së Albin Kurti, ka deklaruar se takimi me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka përfunduar pa një marrëveshje konkrete, por ka theksuar se mbetet optimist për vazhdimin e dialogut.
Pas takimit, Kurti tha se palët kanë diskutuar për mundësinë e formimit të Qeverisë së re, si dhe për çështjen e zgjedhjes së presidentit të vendit, raporton lajmi.net
“Ishte takimi i parë. I kemi edhe katër javë përpara për fillimin e seancës konstituive për të zgjedhur kryetarin apo kryetaren e Kuvendit, kryesinë e më pastaj edhe për qeverinë në mandat të ri dhe presidentin apo presidenten. Kemi diskutuar për të gjitha këto, por ende nuk kemi ndonjë konkluzion apo të arritur që do të mund ta ndanim me ju”, theksoi ai.
“Ne jemi të interesuar që të mos ketë zgjedhje” – shtoi kryetari i VV-së.
“Jemi të interesuar për marrëveshje dhe të mos kemi zgjedhje. Synimi ynë i përbashkët është që t’i evitojmë zgjedhjet e reja. Ekziston një gatishmëri, interesim e vullnet për këtë gjë, por natyrisht ky është kushti i domosdoshëm, por jo edhe i mjaftueshëm për të thënë që kemi kurorëzuar me sukses. Marrëveshja që e synojmë ne, natyrisht që është politike sepse jemi subjekte politike dhe marrëveshjen politike ne e shohim si suplement funksional të vullnetit të popullit, përkatësisht rezultatit”, u shpreh ai.
Sipas tij, Kushtetuta kërkon president që është shprehje e vullnetit të popullit dhe “duhet të jemi konsensualë”.
Ai theksoi se numri prej 80 deputetësh është vështirë i arritshëm./Lajmi.net/