Tuchel do të ketë 220 milionë euro në dispozicion për merkaton e verës

Thomas Tuchel pritet të bëjë disa lëvizje në merkaton e verës.

Sport

25/05/2022 11:30

Pasi fitoi Champions League sezonin e kaluar, Tuchel dështoi këtë sezon me Chelsean e tij.

Për të përmirësuar situatën sezonin tjetër, Tuchel duhet të bëjë disa ndryshime në fondin e lojtarëve.

Për këtë, sipas raportimeve të ‘Dailymail’, Thomas Tuchel ka në dispozicion një buxhet prej 220 milionë eurove, përcjell lajmi.net.

Reparti me prioritet sigurisht se do të jetë mbrojtja, nga ku janë larguar emra si Antonio Rudiger e  Andreas Christensen, kurse lidhen me largim të mundshëm edhe Marcos Alonso dhe Cesar Azpilicueta.

Jules Kounde ka qenë një nga dëshirat e Chelsea në merkaton e kaluar dhe me fondet në dispozicion një lëvizje drejt tij pritet edhe këtë verë. /Lajmi.net/