Tuchel: Chelsea skuadër e lehtë për t’u mposhtur

Trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel ka folur për formën aktuale të skuadrës së tij dhe nuk duket aspak i lumtur. Chelsea ka bërë dje një tjetër hap të gabuar, duke u mposhtur 2:1 nga Southampton. Pas ndeshjes, Tuchel është shprehur i pakënaqur, duke thënë se skuadra e tij është skuadër e lehtë për ‘tu mposhtur.…

Sport

31/08/2022 09:06

Trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel ka folur për formën aktuale të skuadrës së tij dhe nuk duket aspak i lumtur.

Chelsea ka bërë dje një tjetër hap të gabuar, duke u mposhtur 2:1 nga Southampton.

Pas ndeshjes, Tuchel është shprehur i pakënaqur, duke thënë se skuadra e tij është skuadër e lehtë për ‘tu mposhtur.

“Nuk e di nëse shqetësimi është fjala e duhur. Absolutisht nuk më pëlqen humbja, është hera e dytë këtë sezon dhe nuk mendoj se duhet shumë për të na mposhtur ne dhe kjo s’më pëlqen”, ka thënë Tuchel, transmeton lajmi.net.

“Është e lehtë të na vendosin jashtë balancës, për të na mposhtur, për të na bërë konfuz. Është shumë e lehtë. Ndodhi ndaj Leeds. Duhet ta kuptojmë dhe të gjejmë zgjidhjen”, shtoi ai.

Chelsea duhet të bëjë shumë punë për të mbajtur hapin me rivalët si Manchester City e Arsenal në këtë fillim sezoni. /Lajmi.net/