Trusti merr përkrahje në Komision, tani kalon në Kuvend

Projektligji për tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional, sot ka marrë përkrahjen nga Komisioni për Buxhet, Punë dhe Trasnfere. Ky Projektligj, pasi mori përkrahje në komision, do të kalojë në Kuvendin e Kosovës. Gjatë votimit, nga nëntë vota, katër ishin për këtë projektligj, tri ishin kundër dhe dy abstenime. Deputetët që abstenuan, ishin nga Lëvizja…

Lajme

07/12/2022 15:07

Projektligji për tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional, sot ka marrë përkrahjen nga Komisioni për Buxhet, Punë dhe Trasnfere.

Ky Projektligj, pasi mori përkrahje në komision, do të kalojë në Kuvendin e Kosovës.

Gjatë votimit, nga nëntë vota, katër ishin për këtë projektligj, tri ishin kundër dhe dy abstenime.

Deputetët që abstenuan, ishin nga Lëvizja Vetëvendosje, Visar Korenica dhe Eman Rrahmani.

Para kësaj, vlen të kujtohet se, për lejimin e tërheqjes së mjeteve nga Trusti janë zhvilluar disa protesta.