Trump kërcënon me tarifa të reja për aleatët evropianë për shkak të Grenlandë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump tha të shtunën se Shtetet e Bashkuara do të vendosin tarifa të reja ndaj disa vendeve evropiane nëse nuk arrihet një marrëveshje për blerjen e Groenlandës, duke përshkallëzuar kështu përpjekjen e tij të gjatë për kontrollin e SHBA-së mbi territorin e Arktikut të sunduar nga Danimarka. Trump tha…
Bota
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump tha të shtunën se Shtetet e Bashkuara do të vendosin tarifa të reja ndaj disa vendeve evropiane nëse nuk arrihet një marrëveshje për blerjen e Groenlandës, duke përshkallëzuar kështu përpjekjen e tij të gjatë për kontrollin e SHBA-së mbi territorin e Arktikut të sunduar nga Danimarka.
Trump tha se do të vendosë një tarifë prej 10% për “çdo dhe të gjitha mallrat” nga Danimarka, Norvegjia, Suedia, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Finlanda duke filluar nga 1 shkurti, duke u rritur në 25% më 1 qershor, derisa të arrihet një marrëveshje.
“Ne e kemi subvencionuar Danimarkën, dhe të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, dhe të tjera, për shumë vite duke mos u ngarkuar atyre tarifa, apo ndonjë formë tjetër shpërblimi”, shkroi Trump në një postim në Truth Social . “Tani, pas shekujsh, është koha që Danimarka të japë mbrapsht – Paqja Botërore është në rrezik!”
Trump nuk specifikoi natyrën e tarifave që ai planifikon t’u vendosë vendeve evropiane, as nëse tarifa prej 10% është përveç asaj që ato tashmë po paguajnë. CNN i është drejtuar Shtëpisë së Bardhë për koment, shkruan CNN.
Kërcënimi i presidentit për tarifa u prit me shqetësim nga udhëheqësit evropianë, përfshirë Ministrin e Jashtëm danez Lars Løkke Rasmussen, i cili tha se kjo “vjen si surprizë” pas një “ takimi konstruktiv ” me Zëvendëspresidentin JD Vance dhe Sekretarin e Shtetit Marco Rubio në fillim të kësaj jave. Ndërkohë, ligjvënësit e Bashkimit Evropian kërkuan pezullimin e marrëveshjes tregtare që BE arriti me Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar.
Trump paralajmëroi gjithashtu në postimin e tij në rrjetet sociale se vendosja e personelit ushtarak të kombeve evropiane në Grenlandë përbënte “një situatë shumë të rrezikshme për sigurinë dhe mbijetesën e Planetit tonë”.
Edhe pse nuk është domosdoshmërisht e pazakontë që vendet e NATO-s të dërgojnë asete ushtarake për ushtrime në Grenlandë, koha përfaqëson një shfaqje të rëndësishme mbështetjeje për Danimarkën dhe nënvizon tensionet brenda aleancës transatlantike./kp