Truk i shkëlqyeshëm si ta shkrini akullin në xhamat e veturës për dhjetë sekonda
Ekziston një mënyrë e shkëlqyeshme si të shkrihet shpejt, pa gërryerje dhe pa blerje të mjeteve për shkrirje të akullit
Auto & Tek
E gjitha që ju nevojitet janë alkooli dhe uji.
Qitni në një shishe me spërkatës në përpjesëtim 2:1 (dy të tretat alkool dhe një e treta ujë). Spërkatni nëpër xhamat e ngrirë.
Për disa sekonda akulli do të zbutet dhe lehtë do të mund ta hiqni, pa gërryerje të mundimshme, transmeton Telegrafi.
Shikoni videon se si ta bëni tretjen:
Nëse jeni diku në qytet, xhamat ju janë ngrirë, ndërsa me vete nuk keni as sprej, as ujë të nxehtë, as gërryesin – përdorni kartelën e bankës dhe gërryeni akullin.
Vënia e kartonit në xhama është preventivë e shkëlqyeshme që xhamat në veturë fare të mos ngrihen.
Në vend të kartonit mund të vini edhe ndonjë peshqir të vjetër.
Truk se si të mos mjegullohen xhamat e veturës
Lyeni të gjithë xhamat me shkumë rroje dhe fërkoni mirë me leckë letre, derisa teprica e shkumës të zhduket.
Të njëjtën metodë mund ta përdorni edhe te pasqyrat e banjës.