Trudeau: Irani të dërgojë kutitë e zeza të avionit ukrainas në Francë

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau i kërkoi sot Teheranit të dërgojë kutitë e zeza të avionit të linjës ukrainase, goditur gabamisht më 8 janar nga Teherani, drejt një laboratori në Francë për analizë.

Bota

17/01/2020 23:12

“Vetëm disa vende si Franca kanë loboratorë të aftë për ta bërë këtë”, deklaroi Trudeau në një konferencë shtypi.

“Ky do të ishte vendi i duhur për të dërguar këto kuti të zeza dhe për të marrë informacionin e duhur sa më shpejt dhe për këtë inkurajojmë autoritetet iraniane të pranojnë ta bëjnë”, shtoi Trudeau.

Nga 176 persona në bord, që të gjithë kanë humbur jetën në këtë tragjedi, 57 ishin qytetarë kanadezë.

“Kutitë e zeza janë dëmtuar rëndë dhe është shumë e rëndësishme (…) që ato të ekzaminohen sa më shpejt që të jetë e mundur”, shtoi ai.