Trotuari i mbushur me gjak, çfarë ndodhi tek “Rruga B” në Prishtinë

Një rast lëndimi dyshohet të ketë ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në rrugën “B” në Prishtinë.

Lajme

05/01/2022 23:46

Një lexues i lajmi.net ka dërguar në redaksi pamje nga vendi i ngjarjes, ku toka duket e mbuluar në gjak, por se nuk ka pasur informacion se çfarë ka ndodhur saktësisht.

Ende nuk dihet nëse ka ndonjë të lënduar nga rasti në fjalë, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendngjarje.

Lajmi.net ka kërkuar informacion nga Policia e Kosovës, por se ende nuk ka marrë përgjigje për rastin. /Lajmi.net/