Tronditet Spalletti, Roma arrin marrëveshje me trajnerin e ri (FOTO)

Eusebio Di Francesco pritet të jetë trajneri i ri i Romës.

Sport

23/05/2017 17:06

Sipas mediave italiane, Roma ka arritur marrëveshje me teknikun e Sassuolos.

Di Francesco që po bën mrekullinë në tri sezonet e fundit me Sassuolon, do të zyrtarizohet si trajner i Romës në qershor, përcjellë “Lajmi.net”.

Ai do të zëvendësojë Luciano Spallettin, i cili nuk arriti që të fitojë trofe me ekipin nga kryeqyteti.

Pas largimit nga Roma, trajneri karizmatik pritet të marrë drejtimin e Interit. /Lajmi.net/