Tronditëse: Shqiptari 36-vjeçar vdes në Stamboll pas mbjelljes së flokëve dhe implantit të dhëmbëve
Një ngjarje tragjike ka ndodhur së fundmi në Stamboll, ku ka humbur jetën Mentor Rama, 36 vjeç, shqiptar me shtetësi britanike. Ai ndërroi jetë më 11 nëntor pas procedurave të mbjelljes së flokëve dhe implantit të dhëmbëve, transmeton lajmi.net. Trupi i tij u dërgua në Këshillin e Mjekësisë Ligjore në Stamboll, ndërsa autoritetet kanë nisur…
Bota
Një ngjarje tragjike ka ndodhur së fundmi në Stamboll, ku ka humbur jetën Mentor Rama, 36 vjeç, shqiptar me shtetësi britanike.
Ai ndërroi jetë më 11 nëntor pas procedurave të mbjelljes së flokëve dhe implantit të dhëmbëve, transmeton lajmi.net.
Trupi i tij u dërgua në Këshillin e Mjekësisë Ligjore në Stamboll, ndërsa autoritetet kanë nisur një hetim për rrethanat e vdekjes.
Familja e të ndjerit ka shprehur dhimbjen e madhe në rrjetet sociale, duke e kujtuar Mentor Ramën si një person të veçantë, që sjellte dritë, buzëqeshje dhe forcë për të gjithë: “Dhimbja është e pafundme. Nuk do të të shohim më, nuk do të dëgjojmë zërin apo qeshjen tënde që na bënte të lumtur. Do të na mungosh çdo ditë”.
FCDO britanike ka njoftuar se po mbështet familjen dhe është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet turke për të ndihmuar në hetime.
Pas përfundimit të procedurave ligjore, trupi i Mentorit Rama është riatdhesuar dhe i është dorëzuar familjes së tij në Mbretërinë e Bashkuar./lajmi.net/