Tri xhirot e mbetura në Premierligë: Kush do të shkojë në L.K?

Kanë mbetur edhe tri xhiro deri në përfundimin e Premierligës ku po zhvillohet një luftë e madhe për mbijetesë, por duket se vëmendja e të gjithëve është tek vendet që dërgojnë në Ligën e Kampionëve.

Sport

14/07/2020 18:31

Për dy vendet e mbetura për Ligën e Kampionëve janë në garë hiq më pak se pesë ekipe, me Chelsean që ka gjasat më të mira.

Chelsea renditet në vendin e tretë me 60 pikë, një më shumë se Leicester City dhe Manchester United, që kanë nga 59 pikë.

Tri xhirot e fundit në Premierligë pritet të sjellin një garë vërtetë interesante, ku edhe do të mësojmë se cilat skuadra po sigurojnë Ligën e Kampionëve.

Më poshtë mund të gjeni ndeshjet e fundit që kanë për t’i zhvilluar skuadrat që po luftojnë për garën elitare evropiane.

Chelsea

Chelsea – Norwich
Liverpool – Chelsea
Chelsea – Wolves

Leicester City

Leicester – Sheffield
Tottenham – Leicester
Leicester – Man Utd

Manchester United

Crystal Palace – Man Utd
Man Utd – West Ham
Leicester City – Man Utd

Wolves

Burnley – Wolves
Wolves – Crystal Palace
Chelsea – Wolves

Sheffield Utd

Leicester City – Sheffield
Sheffield – Everton
Southamtpn – Sheffield

/Lajmi.net/