Tri vjet nga videoja ku Kurti e bëri hero Ivanoviqin: Do të dëshiroja që kujtimi i tij të mbetet i gjallë, si një njeri që punoi për një Kosovë shumë etnike

Tre vjet më parë, në faqën e Qeverisë së Republikës së Kosovës u publikua një video e kryeministrit, Albin Kurti. Të gjithë ishin shokuar nga ajo që po shikonin e dëgjonin, transmeton lajmi.net. Kurti në video fliste mirë për serbin Oliver Ivanoviq, duke e bërë hero njeriun që akuzohet për spastrim etnik të shqiptarëve në…

Lajme

16/01/2026 11:23

Tre vjet më parë, në faqën e Qeverisë së Republikës së Kosovës u publikua një video e kryeministrit, Albin Kurti.

Të gjithë ishin shokuar nga ajo që po shikonin e dëgjonin, transmeton lajmi.net.

Kurti në video fliste mirë për serbin Oliver Ivanoviq, duke e bërë hero njeriun që akuzohet për spastrim etnik të shqiptarëve në vitin 2000.

Ivanoviq në vitin 2000 kishte udhëhequr dëbimin e shqiptarëve nga veriu i vendit.

Por, në vitin 2023, Kurti vendosi ta lavdëroj sa nuk thuhet, duke u lutur që kujtimi i tij të mbetet i gjallë.

“Sot ne përkujtojmë jetën dhe kujtimin e Oliver Ivanoviqit, në ditën e vdekjes së tij. Mendimet dhe ngushëllimet e mia janë me familjen dhe miqtë e tij. Oliver Ivanoviq ishte një person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij. Ai e bëri këtë duke qenë i hapur, i sinqertë, gjithmonë i mprehtë në çështjet me rëndësi, por edhe i respektueshëm edhe ndaj atyre me të cilët nuk ishte dakord. Do të dëshiroja që kujtimi i tij të mbetet i gjallë, kujtimi i tij si një njeri që punoi për një të ardhme të qëndrueshme dhe për një Kosovë shumë etnike. Pesë vjet më parë, Oliver Ivanoviq u vra në rrugët e Mitrovicës. Të gjithë ata që kryejnë një krim në Kosovë duhet të dalin para drejtësisë dhe më vjen keq që autorët dhe ata që e kanë porositur këtë krim ende nuk janë nxjerrë para drejtësisë. Nevojitet angazhim i të gjitha institucioneve përkatëse për të gjetur dhe dënuar përgjegjësit për vrasjen e tij. Vrasja e Oliverit ndikoi gjithë shoqërinë. Ky krim vrau jo vetëm Oliver Ivanoviqin, por edhe pluralizmin politik te serbët. Kosova do të jetë e palëkundur në përkushtimin e saj për të qenë një shoqëri multikulturore dhe shumë etnike ku njerëzit ndihen të sigurt, mund të thonë mendimet e tyre dhe ta trajtojnë njëri-tjetrin me respekt, edhe nëse nuk pajtohen. Në këtë mënyrë të gjithë do ta ruajmë kujtimin e Oliver Ivanoviqit.”, kishte thënë Kurti në video-adresimin për Ivanoviqin./lajmi.net/