Tri skuadra të mëdha pas Emre Can
Juventusi nuk është skuadra e vetme që po interesohet për Emre Can.
Sport
Mesfushori gjerman në fund të sezonit do të largohet nga Liverpooli, si lojtar i lirë, me përfundim të kontratës.
Skuadra kampione e Italisë, Juventus, prej kohësh ka shprehur interesim për 24 vjeçarin e Kombëtares së Gjermanisë.
Por, rruga për të arritur deri të Emre Can, i është vështirësuar Juventusit.
‘Gazzetta dello Sport’ shkruan se në garë për Can, kanë hyrë edhe Real Madrid dhe Manchester City./Lajmi.net/