Tri skuadra nga Premierliga kërkojnë Bernardeschin

Federico Bernardeschi do të jetë lojtari i parë që do të largohet nga Juventus me t’u hapur afati kalimtar i verës.

Sport

30/05/2020 08:22

Pamja e fundit e lamtumirës daton që nga 1 tetori i vitit të kaluar, kur italiani shënoi kundër Bayer Leverkusen në Ligën e Kampionëve. Ai ishte goli i vetëm i sezonit, dhe një nga gëzimet e pakta për futbollistin.

Reprezentuesi italian nën drejtimin e Maurizio Sarrit nuk ka arritur asnjëherë të luajë në nivelet më të mira, siç ka bërë me trajnerin e kaluar të Juventusit, Massimiliano Allegri.

Paraqitjet e pakta kanë bërë që edhe ai të ndajë mendjen, për të provuar talentin e tij te ndonjë skuadër tjetër.

E mira për të është se ka interesim nga Premierliga, dhe atë nga skuadrat më të mira të këtij vendi.

Chelsea, Manchester United dhe Arsenal mund të nisin bisedimet me Juventus për transferimin e tij raporton gazeta italiane ‘Gazzetta dello Sport’, përcjell lajmi.net.

Te Chelsea, ai mund të përfshihet në një marrëveshje shkëmbimi që do ta dërgonte Jorginhon te Juventus, ndërsa te Manchester United, e njëjta mund t’i ndodhte Paul Pogbas.

Bernardeschi te Juventus është transferuar në vitin 2017 nga Fiorentina, dhe në 68 paraqitje ka shënuar 6 gola.

Ai gjithashtu ka edhe 24 paraqitje për Kombëtaren e Italisë./Lajmi.net/