Trepçë: Ish-minatorët duan paratë (Video)
Largimi nga skema e pensioneve të parakohshme i bëri sërish bashkë rreth 60 ish-minatorë të kombinatit Trepça.

Lajme
Bali Tahiri që i ka të nevojshme 30 eurot e ndaluara nga drejtuesit e kombinatit tregon për vështirësitë që përballet me vetëm pensionin e rregullt që merr prej 105 eurove.
Ish minatorët kërkesë kanë marrjen e këtyre mjeteve nga kombinati pa marrë parasysh kriterin kryesorë që është mosha mbi 50 vjeç.
I kontaktuar nga Klan Kosova, Miftar Hyseni, zëvendës menaxher në Trepçë tha se personat të cilët e kanë përmbushur kriterin e marrjes së këtij pensioni, veçse janë duke përfituar nga kjo skemë.
