Trepça mposhtet nga Vëllaznimi

Sot u luajt dueli ndërmjet Trepçës dhe Vëllaznimit në kuadër të xhiros së 11-të në Prince Superligën e Kosovës.

Sport

26/12/2020 17:06

Trepça, që së fundi ka bërë ndryshime në shtabin teknik dhe te lojtarët e huaj u ballafaqua me Vëllaznimin.

Mitrovicasit kishin dy fitore dhe tetë humbje, kurse kuqezinjtë tri fitore dhe shtatë humbje.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 91 – 86 në favor të Vëllaznimit, transmeton lajmi.net.

Lojtarët më të dalluar tek Vëllaznimi ishin, C. Council me 30 pikë gjithsej dhe C Hortman me 23 pikë total.

Lojtari më i dalluar i Trepçës ishte A. Tramaine me 23 pikë gjithsej.

Pas kësaj humbje, Trepça qëndron në vendin e fundit me 13 pikë gjithsej, ndërsa Vëllaznimi qëndron në pozitën e gjashtë me 15 pikë total./Lajmi.net/