Tregu i veturave në Prishtinë zhvendoset në lokacionin e ri nga 11 tetori
Tregu i veturave në Prishtinë do të ndryshojë lokacion duke filluar nga e diela, 11 tetor 2026. Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se tregu i deritanishëm, i cili operonte në Zonën Industriale në drejtim të Fushë-Kosovës, do të transferohet në hapësirat e reja në fshatin Bërnicë e Poshtme. Sipas njoftimit zyrtar të komunës, nga…
Lajme
Tregu i veturave në Prishtinë do të ndryshojë lokacion duke filluar nga e diela, 11 tetor 2026.
Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se tregu i deritanishëm, i cili operonte në Zonën Industriale në drejtim të Fushë-Kosovës, do të transferohet në hapësirat e reja në fshatin Bërnicë e Poshtme.
Sipas njoftimit zyrtar të komunës, nga data 11 tetor të gjithë shitësit, blerësit dhe qytetarët që duan të frekuentojnë tregun e veturave duhet të drejtohen në lokacionin e ri.