Kërkohet ndihma e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për sulm
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi, i cili dyshohet për përfshirje në veprën penale “Sulm”. Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim të prokurorisë kompetente, ka bërë thirrje për qytetarët që kanë informacione lidhur me identitetin apo vendndodhjen e personit që shihet në fotografi. “Sektori i Hetimeve të…
Lajme
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi, i cili dyshohet për përfshirje në veprën penale “Sulm”.
Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim të prokurorisë kompetente, ka bërë thirrje për qytetarët që kanë informacione lidhur me identitetin apo vendndodhjen e personit që shihet në fotografi.
“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën penale “Sulm”.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes
emailit: [email protected]”, thuhet në njoftimin e Policisë.