Tregim nga zemra
Mikel Arteta ka një shenjë të thellë në gjoksin e tij, e dukshme sot njësoj sikurse 30 vjet më parë. Ajo është gjurmë e një operacioni që ia shpëtoi jetën në fëmijëri dhe shërben si përkujtim i përhershëm i takimit të tij të hershëm me vdekjen. Tani, plejmejkeri i Arsenalit është rrëfyer për tabloidin britanik…

Sport
Mikel Arteta ka një shenjë të thellë në gjoksin e tij, e dukshme sot njësoj sikurse 30 vjet më parë. Ajo është gjurmë e një operacioni që ia shpëtoi jetën në fëmijëri dhe shërben si përkujtim i përhershëm i takimit të tij të hershëm me vdekjen.
Tani, plejmejkeri i Arsenalit është rrëfyer për tabloidin britanik The Sun duke treguar për betejën e tij dhe misionin për të kundërshtuar atë që i kishin thënë mjekët e që ishte lajmi më i keq që kishte dëgjuar njëherë: “Nuk do të mund të luash më futboll”.
“Në fëmijëri kisha një problem me zemër, jeta ime ishte nën rrezik, dhe u desh të operohem”, deklaroi Arteta për The Sun.
“Më thanë se kurrë nuk do të mund të luaj futboll. Mirëpo, fatmirësisht intervenimi shkoi mirë dhe me kalimin e kohës trupi im është përgjigjur pozitivisht dhe kam arritur të realizojë ëndrrën time|”, u shpreh mesfushori i Arsenalit.