Tre vjet nga sulmi në Banjskë, NATO kërkon llogari: Përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë

Aleanca Veriatlantike është deklaruar në përvjetorin e tretë të sulmeve në Banjskë, e cila ndodhi më 24 shtator 2023, ku si pasojë mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku. NATO ka përsëritur thirrjet për nxjerrjen para drejtësisë të atyre që janë përgjegjës për aktet e dhunës nga viti 2023. Një zyrtar i saj ka thënë…

Lajme

24/09/2026 17:52

Aleanca Veriatlantike është deklaruar në përvjetorin e tretë të sulmeve në Banjskë, e cila ndodhi më 24 shtator 2023, ku si pasojë mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku.

NATO ka përsëritur thirrjet për nxjerrjen para drejtësisë të atyre që janë përgjegjës për aktet e dhunës nga viti 2023.

Një zyrtar i saj ka thënë se vazhdon të bëjë thirrje për llogaridhënie nga kryesit e këtij sulmi.

“Ne kemi qenë shumë të qartë me homologët tanë serbë – në të gjitha nivelet – se sulmet e kryera ndaj pjesëtarëve të misionit paqeruajtës të KFOR-it, si dhe dhuna e mëtejshme e ushtruar në Kosovë në vitin 2023, janë të papranueshme. Ne vazhdojmë të bëjmë thirrje që përgjegjësit të mbahen përgjegjës. Serbia është e rëndësishme për stabilitetin rajonal dhe presim që partneriteti ynë të jetë në të dyja drejtimet. Presim që Serbia të angazhohet me NATO-n dhe fqinjët e saj në mënyrë konstruktive. Në këtë drejtim, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s vazhdon të jetë në kontakt me Presidentin Vuçiq”, ka deklaruar ai.

“KFOR-i është i pozicionuar mirë për t’u përballur me çdo zhvillim të sigurisë, përfshirë përmes shtimit të pranisë në veri të Kosovës, me anë të patrullimeve, pikave të vëzhgimit dhe kontakteve me përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve. KFOR-i është i përqendruar plotësisht në zbatimin e mandatit të tij afatgjatë të Kombeve të Bashkuara, i cili bazohet në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999”, thuhet në përgjigjen për Klankosova.