Tre muaj radhazi, Arbër Hoxha më i miri në Kroaci
Arbër Hoxha po kalon një edicion fantastik. Këtë e ka treguar edhe çmimi i tretë si lojtari i muajit te klubi i Dinamos së Zagrebit. Hoxha e fitoi edhe në tetor e shtator këtë çmim. Ishte një ogur i mirë për të pasi shënoi pikërisht ndaj Hajduk Splitit në fund, për t’i dhënë barazimin Dinamos.…
Sport
Arbër Hoxha po kalon një edicion fantastik. Këtë e ka treguar edhe çmimi i tretë si lojtari i muajit te klubi i Dinamos së Zagrebit.
Hoxha e fitoi edhe në tetor e shtator këtë çmim. Ishte një ogur i mirë për të pasi shënoi pikërisht ndaj Hajduk Splitit në fund, për t’i dhënë barazimin Dinamos.
“Arbër Hoxha ka fituar sërish çmimin si lojtari i muajit, për herë të tretë radhazi. Pasi ia doli në shtator dhe tetor, Hoxha vijoi me performancat fantastike edhe në nëntor, duke u bërë lojtari i parë që fiton këtë çmim për tre muaj radhazi.
Këtë herë çmimin e mori nga Goran Perger dhe ne falenderojmë sërish ata që votuan”, shkruan klubi kroat.