Transferimi i parë i Chelsea në verë vjen nga Porto

Chelsea mund të jenë një hap më afër nënshkrimit me Alex Telles nga Porto, pasi mbrojtësi majtë ka punësuar si agjent të tij mikun e Roman Abramovich, Pini Zahavi.

Sport

02/04/2020 13:29

‘Blutë’ janë të lidhur me një veprim për 27 vjeçarin, i cili gjithashtu po kërkohet edhe nga Barcelona.

Besohet se Frank Lampard tani do të ketë një avantazh, me lojtarin që ka ndërruar përfaqësuesin.

Agjenti i ri i Telles kishte ndihmuar Roman Abramovich të marrë përsipër Chelsean në vitin 2003, dhe shihej si një figurë me ndikim në Premierligë, sipas Record, përcjell lajmi.net.

Chelsea për të siguruar shërbimet e Telles duhet të bind edhe Porton, që e vlerëson lojtarin rreth 30 milionë euro.

Mbrojtësi brazilian në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Interit./Lajmi.net/