“Brenda dy ditëve janë trajtuar 80 persona me diarre dhe vjellje” – Policia jep detaje për dyshimet për helmim në Han të Elezit

80 persona dyshohet të jenë helmuar me ushqim në Han të Elezit. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka thënë për lajmi.net se nga data 13 korrik e këtij viti deri më 15 korrik, janë trajtuar rreth 80 persona me simptoma të diarresë dhe vjelljes. Ai ka thënë se është…

Lajme

15/07/2026 12:27

80 persona dyshohet të jenë helmuar me ushqim në Han të Elezit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka thënë për lajmi.net se nga data 13 korrik e këtij viti deri më 15 korrik, janë trajtuar rreth 80 persona me simptoma të diarresë dhe vjelljes.

Ai ka thënë se është njoftuar IKSHPK të cilët po e trajtojnë rastin, ndërsa në policinë rajonale të Ferizajt, ka thënë se nuk është raportuar asnjë rast për këtë çështje.

“Ju njoftojmë se, sipas të dhënave të pranuara nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Han të Elezit, nga data 13.07.2026 deri më 15.07.2026, janë trajtuar rreth 80 persona me simptoma të diarresë dhe vjelljes.Lidhur me këtë situatë janë njoftuar edhe institucionet përkatëse, përfshirë Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), të cilat janë duke e trajtuar rastin.Këto janë informacionet e pranuara nga QKMF në Han të Elezit. Ndërkohë, ju njoftojmë se në policinë rajonale të Ferizajt, deri në këtë moment, nuk është raportuar asnjë rast lidhur me këtë çështje”, ka thënë Veseli. /Lajmi.net/