Përfshihet nga zjarri një banesë në Pejë, zjarrfikësit lokalizojnë flakët dhe shmangin përhapjen
Një banesë është përfshirë nga zjarri paraditen e së mërkurës në rrugën “Papa Klementi” në Pejë. Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se nga incidenti nuk ka persona të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale. “Sot rreth orës 10:20, Policia…
Lajme
Një banesë është përfshirë nga zjarri paraditen e së mërkurës në rrugën “Papa Klementi” në Pejë.
Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se nga incidenti nuk ka persona të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
“Sot rreth orës 10:20, Policia është njoftuar se në rrugen ‘ Papa Klementi’ në Pejë, një banesë është përfshirë nga zjarri, Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje gjithashtu edhe ekipi i zjarrëfiksëve, të cilët kanë bërë shuarjen e zjarrit, përpos dëmëve mareriale nuk ka persona të lenduar”, ka deklaruar Rugova.
Shkaqet e zjarrit pritet të zbardhen pas veprimeve hetimore nga organet kompetente. /Lajmi.net/