Spektakël në Atlanta: Anglia dhe Argjentina përballen për një biletë në finale
Një nga rivalitetet më të mëdha në historinë e futbollit rikthehet sonte në skenën botërore. Anglia dhe Argjentina do të matin forcat në Atlanta, në një gjysmëfinale të Kupës së Botës 2026 që nis në orën 21:00 dhe që do të vendosë finalistin e dytë të turneut. Përballja mes dy kombëtareve është shumë më tepër…
Sport
Një nga rivalitetet më të mëdha në historinë e futbollit rikthehet sonte në skenën botërore. Anglia dhe Argjentina do të matin forcat në Atlanta, në një gjysmëfinale të Kupës së Botës 2026 që nis në orën 21:00 dhe që do të vendosë finalistin e dytë të turneut.
Përballja mes dy kombëtareve është shumë më tepër sesa një ndeshje futbolli. Rivaliteti i ndërtuar ndër dekada, i ushqyer nga përplasjet sportive dhe historia mes dy vendeve, i jep këtij takimi një peshë të veçantë, transmeton lajmi.net.
Argjentina, kampione në fuqi e botës, synon të mbrojë kurorën dhe të sigurojë një tjetër finale. Skuadra e drejtuar nga Lionel Scaloni ka kaluar një rrugëtim me shumë sfida në këtë Botëror. Pas kalimit të fazës së grupeve, argjentinasit u përballën me duele të vështira në fazën me eliminim direkt, ndërsa në një prej tyre përmbysën disavantazhin 2:0 ndaj Egjiptit për të vazhduar garën.
Në anën tjetër, Anglia e Thomas Tuchel ka lënë përshtypjen e një skuadre më të balancuar gjatë kampionatit. “Tre Luanët” kanë treguar siguri në ndeshjet vendimtare, megjithëse shumë analistë besojnë se skuadra angleze ende nuk e ka shfaqur potencialin e saj maksimal.
Me një vend në finalen e Kupës së Botës në lojë, pritet një përballje e fortë dhe me intensitet të lartë, ku detajet mund të jenë vendimtare. Mbrëmë në finale u kualifikua Spanja, pasi fitoi me rezultat 0:2 kundër Francës.
Formacionet e mundshme:
Anglia (4-2-3-1): Pickford; Konsa, Stones, Guehi, O’Reilly; Anderson, Rice; Saka, Bellingham, Gordon; Kane.
Argjentina (4-4-2): E. Martinez; Molina, Romero, L. Martinez, Tagliafico; Simeone, Mac Allister, Paredes, Fernandez; Messi, Alvarez./lajmi.net/