Tramezzani refuzoi Luganon për Kombëtaren

Ndihmësi i trajnerit të Shqipërisë, Gianni De Biasi, Paolo Tramezzani, e ka refuzuar një ofertë nga skuadra zvicerane e Luganos.

Sport

19/06/2016 12:06

Paolo Tramezzani refuzon ofertën e klubit të Superligës zvicerane, Lugano, ku dhe aktivizohet mbrojtësi kuqezi, Frederik Veseli. Ndihmës trajneri i Kombëtares shqiptare konfirmoi për mediat italiane se klubi zviceran i kishte bërë një ofertë të mirë, por nuk mund të lërë Kombëtaren kuqezi.

“Po, është e vërtetë që kam marrë një ofertë nga Lugano. E falënderoj për interesimin klubin zviceran, por nuk do të shkoj aty. Ndihem mirë te Shqipëria dhe mund të them se Federata Shqiptare e Futbollit na i ka plotësuar të gjitha kërkesat. Do të vazhdojmë projektin e nisur me Gianni de Biasin për të arritur të tjera suksese si pjesë e stafit teknik të Kombëtares shqiptare”, – ka deklaruar ai për “Gazzetta Dello Sport”, përcjell Panorama Sport.

Tramezzani ka një rol jo të vogël në suksesin e Shqipërisë. Ai është bërë pjesë e stafit teknik kuqezi që prej vitit 2012, atëherë kur u emërua trajneri Gianni De Biasi.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.