Trajneri i Sllovenisë, Kek: Kosova ka yje që luajnë në klube të mëdha, por duam fitore
Trajneri i Kombëtares së Sllovenisë, Matjaz Kek ka folur në konferencë për shtyp për ndeshjen ndaj Kosovës.

Sport
Dy Kombëtaret nesër do takohen në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kombeve, shkruan lajmi.net.
Kek theksoi se në këtë ndeshje duan vetëm fitore, meqenëse synojnë ta mbyllin grupin si lider.
“Qëllimi ynë është vetëm fitorja. Kosova është skuadër e formuar me yje që luajnë në skuadrat e mëdha të Evropës”.
“Por, ne kemi fatin në duart tonë dhe dëshirojmë të përfundojmë si lider i grupit”, theksoi ai në konferencë për shtyp.
Pas përballjes me Slloveninë, Kosova do e pret Moldavinë në “Fadil Vokrri”./Lajmi.net/