Trajneri i Senegalit: Mane duhet t’i bashkohet Bayernit
Trajneri i kombëtares së Senegalit i ka dhënë një këshillë Sadio Manes.
Sport
Mane tash e sa kohë lidhet me një largim nga Liveprool dhe Bayerni shihet si destinacioni më i mundshëm për të.
Si zgjedhje të duhur këtë e sheh edhe trajneri i Senegalit, Aliou Cisse.
“Kam dëgjuar për zëra që çojnë Mane te Bayern. Për mua është klubi i duhur. Bayern është i madh, futboll me presing me një trajner gjerman”, ka thënë Cisse, transmeton lajmi.net.
“Sadio ka luajtur në Salzburg në Austri, dhe do të thotë se nuk është në terren të panjohur. Për mua është klubi ku do të ndihej më së miri”, shtoi tutje ai.
Bisedat mes Liverpool dhe Bayern po vazhdojnë. /Lajmi.net/