Trajneri i ri i Arsenalit vjen nga Bundesliga
Arsenal ka një kandidat të ri për zëvendësues të Arsene Wengerit.

Sport
Pasardhësi i Arsene Wengerit në postin e menaxherit të Arsenalit mund të vjen nga Bundesliga.
“Sky Sports” raporton se “Gunners” kanë shfaqur interesim për angazhimin e Ralf Ragnick, aktualisht drejtor sportiv i Leipzigut.
Ragnick konsiderohet si ekspert në gjetjen e talentëve të rinj që i përshtatet filozofisë së klubit nga Emirates Stadium, përcjell “lajmi.net”.
Arsenal është në kërkim të një trajneri të ri pasi Wenger konfirmoi largimin nga posti pas përfundimit të këtij sezoni. /Lajmi.net/