Trajneri i Real Madridit në basketboll ka pësuar infarkt

Trajneri i Real Madridit në basketboll, Pablo Laso ka pësuar infarkt sot.

Sport

05/06/2022 15:31

Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi me anë të një komunikate zyrtare në faqen e tyre.

Klubi nuk ka dhënë detaje për shëndetin aktual të Lasos.

Më poshtë lajmi.net jua përcjell komunikatën zyrtare të ‘Mbretërve’:

“Deklarata Zyrtare: Pablo Laso

Real Madrid CF njofton se trajneri ynë Pablo Laso është shtruar në Spitalin Universitar Sanitas La Moraleja pasi pësoi një infarkt miokardi në orët e para të ditës së sotme”./Lajmi.net/