Të Infektuar: 102.742

Të Shëruar: 89.141

Të Vdekur: 2.105

Trajneri i Holandës zbulon nëse Van Dijk do të jetë në Euro 2021

22:21 | 23 Mars 2021

Frank De Boer ka thënë se ndërsa ai nuk po mbështetet te Van Dijk, kthimi i qendërmbrojtësit do të ishte fantastik.

“Ne e dimë se i kanë mbetur tetë javë. Nuk e di nëse mjafton kjo ”, shpjegoi De Boer, siç raportohet nga This Is Anfield”, transmeton lajmi.net.

“Unë kam folur me të, ai është përsëri në fushë. Gjithmonë mund të ketë pengesa. Një javë ose dy pengesa mund të nënkuptojnë se ai nuk mund të luajë ndeshje më për Liverpoolin [këtë sezon]”.

“Ne do të shohim. Unë nuk po i bëj aspak presion. Ai duhet ta bëjë vetë dhe duhet të ketë besim në vetvete. Zgjedhja kryesisht qëndron tek ai”.

“Kur të vijë momenti atëherë unë duhet të marr një vendim në lidhje me të”.

“Tani e lëmë të punojë për shërimin e tij me qetësi. Tani po shkon mirë. Ne nuk e dimë nëse mjafton kjo ”.

Vetë Virgil Van Dijk shpreson të jetë në dispozicion për të udhëhequr ekipin e tij kombëtar në Euro.

Jurgen Klopp ka ‘shuar’ shpresat e tifozëve holandezë duke thënë se lojtari nuk do të jetë në dispozicion, megjithatë, një vendim konkret do të dihet më afër turneut./Lajmi.net/