Trajneri i Ajax flet për Antony, nuk përmbahet: Këtu luajmë në Champions League, te Man United jo

Antony vazhdon të lidhet me një transferim të mundshëm te skuadra e Manchester United. Trajneri i Ajax Amsterdam, Schreuder ka dhënë disa komente për situatën e anësorit brazilian, Antony. Ai ka thënë se pret që lojtari të qëndrojë, duke përmendur edhe pjesëmarrjen në Champions League si determinues të mundshëm. “Po, ndjenjat e mia janë pozitive…

Sport

21/08/2022 17:29

Antony vazhdon të lidhet me një transferim të mundshëm te skuadra e Manchester United.

Trajneri i Ajax Amsterdam, Schreuder ka dhënë disa komente për situatën e anësorit brazilian, Antony.

Ai ka thënë se pret që lojtari të qëndrojë, duke përmendur edhe pjesëmarrjen në Champions League si determinues të mundshëm.

“Po, ndjenjat e mia janë pozitive për marrëveshjen me Antony. E kuptoj Antony, por… këtu luan për Ajax”, ka thënë Schreuder, transmeton lajmi.net.

“Ne po luajmë futboll në Champions League. Nuk mendoj se te Manchester United do të ketë futboll të Champions League”, shtoi tutje ai.

Man United duhet të paguajnë deri në 100 milionë funte për të siguruar shërbimet e Antony. /Lajmi.net/